ShowBizzz

‘Luan bixhoz’/ Getinjo i tha se po e bën për vëmendje, ja si reagoi Vivien

E ftuar sot në “Mos i bjer me top” Vivien deklaroi se arsyeja pse u nda nga Getinjo ishte fakti se reperi luan bixhoz. Vivien u shpreh se ky ves bën që një familje të shkatërrohet dhe se ishte munduar ta largonte Getinjon nga bixhozi.  Në lidhje me këtë deklaratë reagoi edhe vetë Getinjo, i cili e akuzoi Vivienin se po kërkon vëmendje.

“Po unë jam bixhozçi. Nuk krenohem me këtë gjë, por familja dhe miqtë rreth meje kurrë sherrin s’ma kan pa, edhe kurrë nuk kanë vuajtur prej meje. Nuk bëj gjëra intime dhe gjeste për vëmendje”, shkruante Getinjo ndër të tjera.

Pas postimit të Getinjos, edhe Vivien ka postuar një video ku shfaqet në terezinë e saj duke dëgjuar muzikë e duke falenderuar ndjekësit për mesazhet. Në sfond dëgjohet kënga “Hate it or love it” dhe Vivi ka shkëputur pjesën: “Duaje ose urreje unë do shkëlqej…”, si për t’i dhënë një mesazh Getit.

'Luan bixhoz'/ Getinjo i tha se po e bën për vëmendje,