ShowBizzz

Kristi tregon si u njoh me të dashurën: Ishte shumë spontane

Ish-finalisti i spektaklit televiziv “BBV2”, Krist Aliaj, në një intervistë për revistën “Bordo”, ka treguar për jetën e tij personale, planet që ka për të ardhmen si dhe për mendimet që ka për vajzat shqiptare.

I pyetur se si u njoh me partneren ai është përgjigjur: “Ne u njohëm në një galeri në Petrelë. Ishte shumë spontane, ajo ishte pas meje dhe po drejtohej për te galeria, për ku isha nisur dhe unë. Aty filloi afrimi, kuptuam që nuk ishte thjesht një pëlqim i rastit.

Të paktën unë nga ana ime, e them me siguri që ajo që ndjeva ishte më shumë sesa një tërheqje e momentit. Që në shkëmbimin e fjalëve të para, mënyra sesi flisnim për jetën e për tema të ndryshme, u ndje rehatia dhe të përbashkëtat që ne kishim me njëri-tjetrin,- tha ai.

Më pas u pyet se sa rëndësi ka pamja e jashtme e një vajze për të:

“Shumë! Fiziku flet për gjenetikën, për të kaluarën, të tashmen, të ardhmen dhe pasardhësit. Për mua ka rëndësi edhe mënyra si ajo e trajton fizikun e saj; si vishet, si i kreh flokët, parfumi që përdor, sa rëndësi i kushton lëkurës etj,” shtoi ai, duke nënkuptuar që këto kanë qenë gjërat e para që ka vënë re tek partnerja e tij.