Bota

Ana tjetër e luftës Palestinë-Izrael

Këtu do të gjeni përgjigjet e disa prej pyetjeve më të shpeshta që bëhen online rreth asaj që po ndodh mes Izraelit dhe Palestinës.

Kush e sulmoi Izraelin?

Palestina armatosi grupin Hamas të ashtuquajtur Operation Al Aqsa Flood. Nisi një sulm të papritur në agim, nga Gaza.

Pse?

Hamas thotë se është përgjigjja e sulmeve ndaj Palestinës prej vitesh dhe për ndërhyrjet e herëpashershme të Izraelit ndaj Al Aqsa Flood në Izraelin Lindor. Izraeli ka zhvilluar katër luftëra me Gaza-n, që prej 2007-ës, duke çuar në vdekjen e mijëra civilëve palestinezë. Qyteti i rrethuar ka vuajtur prej 16 vitesh bllokadat e Izraelit. Jo pak herë i kanë munguar edhe shërbimet më bazike dhe gjërat më jetike, duke i bërë të ndihet në zënë në çark brenda territorit të tyre. 97% e njerëzve në Gaza pijnë ende ujë të kontaminuar. Izraeli ka shkëputur gjithashtu furnizimin me ujë të pijshëm në këto territore. Më herët gjatë këtij viti, Izraeli derdhi çimento në një burim uji që furnizon palestinezët dhe çau tubacionet.

Kush është Hamas?

Hamas është një akronim për Islamic Resistance Movement (Lëvizja e Rezistencës Islamike). Ajo është krijuar në Gaza në vitin 1987, pak kohë pas rebelimit të parë të palestinezëve ndaj pushtimit të territoreve nga Izraeli.

Pasi ta dëgjoni, na shkruani se çfarë mendoni



/tiranapost