Lajme

Dezinformatat në internet për luftën izraelito-palestineze

Lufta që Izraelit ka nisur ndaj Palestinës, pas sulmit që terroristët e Hamasit ndërmorën ndaj vendit hebre, ka prodhuar dhe dezinformata. Lajme dhe pamje të rreme po përhapen me shpejtësi në internet, kryesisht nga përkrahës të Hamasit.

Transmetuesi britanik BBC ka arritur të verifikojë disa pamje të rreme që nuk kanë lidhje me situatën aktuale në Izrael, por që po bëjnë xhiron e rrjeteve sociale.

Në një shembull, janë pamjet po shpërndahen gjerësisht me pretendimin se dy helikopterë izraelitë rrëzohen nga Hamasi. Por, nga analiza dhe verifikimi i tyre, ka rezultuar se ato janë imazhe identike të lojës kompjuterike “Arma 3”.

Pamjet e lojës kompjuterike "Arma 3" që pretendon rrëzimin e dy helikopterëve izraelitë nga Hamasi
Pamjet e lojës kompjuterike “Arma 3” që pretendon rrëzimin e dy helikopterëve izraelitë nga Hamasi/ © BBC

Një tjetër video e parë miliona herë e pretenduar se tregon gjeneralë të lartë izraelitë që kapeshin nga Hamasi. Por në fakt, ajo bën fjalë për arrestimin e liderëve separatistë të Karabakut nga forcat Azerbajxhane, një video e së cilës u postua në YouTube më 5 tetor, dy ditë para sulmit të Hamasit.

Shkronjat DTX të dukshme në pjesën e përparme të uniformës së një ushtari janë inicialet e shërbimit të sigurimit shtetëror të Azerbajxhanit, raporton BBC.

Këta nuk janë gjeneralë izraelitë të kapur nga Hamasi /© BBC
Këta nuk janë gjeneralë izraelitë të kapur nga Hamasi /© BBC