Lajme

Pjerin Ndreu i përgjigjet akuzave të Berishës: Pse duhet ta vrisnim Salvador Kaçaj gjysmë ore nga mbyllja e votimeve?!

Kryebashkiaku socialist i Lezhës, Pjerin Ndreu ka reaguar pas akuzave të ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili sot publikoi një video të një atentati të pretenduar ndaj Salvador Kaçaj në ditën e zgjedhjeve të 14 Majit.

“Paraqita këtë akt, paraqita këtë moment, sepse u desh shumë e shumë kohë që ne të mund të siguronim këtë video, aktakuzë e rëndë për Edi Ramën, Pjerin Ndreun, procesin zgjedhor, farsën elektorale të 14 majit 2023”, u shpreh Berisha ndër të tjera.

Pjerin Ndreu i cilëson deklaratat dhe videon e publikuar si një “fantazi idiote” të matrapazëve politikë. Ai thotë se Salvador Kaçaj nuk ka asnjë peshë dhe ndikim elektoral në Lezhë, ndër të tjera, ndaj askush nga PS-ja nuk kishte përse t’i organizonte atentat.

“[…] ne nuk mbajme pergjegjesi per ndonje incident personal, ne oren 6 30 kur historia e votimeve ishte ne fund! Te “vrasesh” Salvadorin ne mbyllje te kutive, eshte kulmi i fantazise idiote qe duhet te degjojme ne per te tille matrapaze politike”, shkruan kryebashkiaku i Lezhës.

Më tej, Pjerin Ndreu aludon se e gjithë ajo që ai e quan farsë për t’iu veshur politikisht PS, mund të jetë sajesë e vetë Salvador Kaçaj.

“E fundit, e neveris gjithe kete farse turpi dhe qesharake te stisur dhe veshur politikisht PS, kur nuk ka asnje arsye, motiv e as logjike! Pse te mos mendoj se eshte sajese e Salvadorit atehere?! Sepse nuk me lidhet “deshira”e Salvadorit per te fituar doktori me “friken” tone se na beka dam te madh ky mashtruesi i njohur publikisht?!”, përmbyll Pjerin Ndreu, kryebashkiak i Lezhës.