ShowBizzz

Gerard Pique refuzon të përmendë Shakirën në intervistat e tij

Pas ndarjes së tyre të shumëpërfolur, Gerard Pique po bën të pamundurën për t’i “shpëtuar” çdo diskutimi rreth Shakirës.

Futbollisti spanjoll eviton të përmendë ish-in e tij, ndërsa në çdo intervistë që i pyesin diçka të lidhur, kujdeset të përgjigjet në mënyrë diplomatike.

Këtë herë Gerard Pique është shfaqur në një intervistë në “El Escorpion Dorado”. Kur filloi të fliste me moderatorin, ai e pyeti se çfarë muzike preferon të dëgjojë në makinën e tij.

View this post on Instagram

A post shared by Escorpión Dorado (@goldenescorpion)

Më pas Pique u përgjigj: “Luaj atë nga Peso Pluma dhe Bizarrap“, edhe moderatori që e pyeti: “Dëshiron një këngë tjetër Bizarrap apo duhet ta lëmë me kaq?” , domethënë hitin që ka bërë me Shakirën./abcnews.al