ShowBizzz

Mos ndoshta në premieren e sotme të filmit u zbulua që do ketë një “Në Kuadër të Dashurisë 2”?

Mbrëmjen e sotme është duke u mbajtur në Pallatin e Kongreseve premiera e komedisë “Në Kuadër të Dashurisë”, filmi i parë i “Top Channel Films” e një projekt që ka bërë bashkë aktorë të njohur dhe personazhe të famshëm dhe që ja ka dalë të tërheqë vëmendjen e publikut.

Në tapetin e kuq të shtruar sot para nisjes së premierës, ku parakaluan jo vetëm protagonistët e filmit, por edhe mjaft personazhe të njohur, pati edhe intervista, me aktorët, regjizorin e producentët e komedisës, ndërsa njëra prej intervistave të shkurtra mund të ketë zbuluar dicka mjaft interesante.

Po flasim për përgjigjet që Eni Shehu dha për gazetarët e Top Media, teksa moderatori zbuloi emrin e personazhit të tij në film, Damian dhe se luan rolin e ish-it të Olta Gixharit (personazhit të saj). Po ashtu ai tha se ka edhe një puthje mes tyre dhe se Luizi e ka pasur shumë të lehtë të luajë rolin e të nervozuarit rreth tij, duke marrë parasysh se krahun e kujt mbajti Shehu gjatë “BBVIP”, ndërkohë me ose pa dashje moderatori mund të ketë zbuluar se do të ketë një “Në Kuadër të Dashurisë 2”.

E themi këtë pasi Eni u shpreh se shpreson që personazhi i tij, pra Damiani, do të ketë një rol me më shumë ndikim në vazhdim, në serinë e dytë, duke qenë se tani ka vetëm një rol episodik, me deklaratën e tij që mund të nënkuptojë se fundi i filmit është i hapur dhe plani i produksionit është që të ketë një vazhdim.

Megjithatë na mbetet të shohim filmin dhe të kuptojmë se cfarë mund të ndodhë, ose ndoshta thjesht të presim njoftimin e produksionit.