Lajme

Izraeli pretendon se ka marrë kontrollin e plotë të vendit, Ushtria rrethon Gazën me 300,000 trupa

Izraeli thotë se ka rimarrë kontrollin e territorit të tij pas sulmeve të përgjakshme nga luftëtarët e Hamasit, pavarësisht raporteve për luftime të vazhdueshme dhe shkelje të reja të kufirit në qytetet jugore të vendit.

Mediat ndërkombëtare që kanë dërguar reporterët e tyre në zonën e konfliktit, raportojnë se Izraeli u tërhoq nga plani për sulm të befasishëm dhe urdhëroi një “rrethim të plotë” të Gazës. Qindra sulme ajrore me raketa kanë goditur objektet e pretenduar të Hamasit.

Forca Mbrojtëse e Izraelit (IDF – Ushtria e Izraelit) ka bërë me dije se ka mbledhur 300,000 trupa përpara asaj që shumë presin të jetë një operacion tokësor në enklavën bregdetare me popullsi të dendur.

Më herët, këtë të hënë edhe autoritetet amerikane të sigurisë kanë paralajmëruar se në 48 orët në vazhdim pritet që Izraeli të kryejë një nga operacionit më të mëdha të spastrimit në Gaza, duke theksuar se mund të merret dhe kontrolli i vendit.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu e quajti vendimin e Hamasit për të sulmuar Izraelin “një gabim të tmerrshëm” dhe paralajmëroi se imazhet “e shkatërrimit” në territoret e Hamasit në Gaza janë “vetëm fillimi”.

“Ne nuk mund të mohojmë se ka terroristë ende brenda Izraelit,” tha zëdhënësi i Forcave të Mbrojtjes të Izraelit, Richard Hecht. “Ka ende xhepa të vegjël shkëmbimi, por në përgjithësi tani pak a shumë kemi fituar kontrollin e komuniteteve.”

Ministri i Mbrojtjes Yoav Gallant ka urdhëruar një “rrethim të plotë” të Rripit të Gazës. “Pa energji, pa ushqim, pa gaz, gjithçka është e mbyllur. Ne po luftojmë kafshët njerëzore dhe veprojmë në përputhje me rrethanat”, tha Gallant, një ish-komandant IDF që tani shërben në qeverinë nacionaliste të linjës së ashpër të Benjamin Netanyahu.

Izraeli ka nisur një breshëri sulmesh hakmarrëse kundër Gazës, me rritjen e numrit të të vdekurve nga të dyja palët.

Lexo edhe: Benjamin Netanyahu i kërkon opozitës t’i bashkohet “pa parakushte”: Ne e dinim, tani le ta mësojë bota çfarë është Hamasi!