Bota

Video/ Thirrja e këtij babai për vajzën e rrëmbyer nga Hamasi, është mesazhi më i fortë për luftën

Një nga të rrëmbyerat nga luftëtarët e Hamasit është Noa Argamani, një studente që po merrte pjesë në një festival që zhvillohej në shkretëtirë. Një video tregon Noan, duke bërtitur për ndihmë teksa tërhiqet me një motoçikletë.

Babai i saj, Yaacov, i tha CBS News se ai shpreson që ajo të sillet në shtëpi “vetëm me veprime paqësore”.

“Ajo është një person i mrekullueshëm dhe një fëmijë i ëmbël. Nuk mund ta besoj.”

Çfarë do të doje që qeveria të bëjë për të rikthyer vajzën në shtëpi.

“Vetëm me masa paqësore. Duhet të veprojmë me ndjeshmëri. Ata gjithashtu kanë nëna që po qajnë, njësoj si ne.”



/tiranapost