ShowBizzz

“Prapaskenat!” Ç’i ndodhi Sarës me fustanin, po Deas me të brendshmet?

Premiera e shumë përfolur e filmit më të fundit shqiptar ‘Në Kuadër të Dashurisë’, ndodhi mbrëmjen e djeshme, disa nga skenat i zbuluam nga aktorët protagonistë, e tani na ngelet që krijimin e fundit kinematografik shqiptar ta shijojmë nga kinemaja.

Por derisa të arrijmë atje, lë t’u hedhim një sy prapaskenave të premierës së sotme, kush ishin të ftuar, si u paraqitën ata…? E shumë e shumë detaje.

Ja nisim nga protagonistët e filmit, Luiz, Olta, Sara ishin ndër të parët që parakaluan në tapetin e kuq të premierës që u zhvillua në Pallatin e Kongreseve.

Luizi sigurisht erdhi i shoqëruar nga Kiara krah së cilës gjeti rastin edhe të thoshte dy fjalë për të por edhe fansave.

TS Poll - Loading poll ...

“Të mundja të shtyja orarin do t’ju takoja të gjithëve. Shumë kanë thënë që është filmi i Luizit dhe Oltës, por është filmi juaj. Fal mbështetjes tuaj janë këtu. U jam mirënjohës gjithë jetën, ju kam thënë që më keni ndryshuar jetën. Kam marrë vajzën më të mirë në botë. Ju dua të gjithëve, Zoti jua shpërbleftë”- tha Luizi.

Sakaq, vajzat, Sara dhe Olta zgjodhën që këtë parakalim në tapetin e kuq ta bënin vetëm, pasi ndryshe nga të ftuarit e tjerë ato nuk ishin krahë partnerve të tyre.

Përpos kësaj ajo që ndoshta nuk pamë ishin incidentet që janë shmangur me stil por syrit kurioz të paparacëve nuk u kanë shpëtuar. Sara Hoxha u pengua me fustanin, teksa po bëhej gati të pozonte, megjithatë ajo ndau dy-tre detaje për eksperiencën e saj në film.

“Kur janë kamerat aty nuk je vetvetja, më e vështira ishte të kuptoje ca kërkonte regjisori, pra Kolo nga unë dhe të arrija të bëja atë që donte Kolo mendoj se e realizova”, tha ajo. 

Një incident ndodhi edhe me Dea Mishel, e cila teksa po zbriste nga makina për të parakaluar në tapetin e kuq, u ekspozua më tepër se duhet.

Të tjerë të famshëm që parakaluan ishin Bora Zemani e shoqëruar nga Donald Veshaj dhe vëllai i tij Romeo. Po ashtu edhe modelja Jori Delli ishte e pranishme.