ShowBizzz

VIDEO/ Truproja i Shakirës kap dhe shtyn një fanse të këngëtares, momenti bëhet viral

Shakira ka qenë shumë herë “kryefjalë” në lajme së fundmi, pavarësisht nëse bëhet fjalë për divorcin e saj nga Gerard Pique, për lidhje të supozuara apo për akuza për evazion fiskal.

Kësaj radhe, ylli kolumbian u kritikua sepse një pjesëtar i sigurimit të saj kapi me forcë një fanse që donte t’i afrohej.

View this post on Instagram

A post shared by Sientese Quien Pueda (@sientesequienpueda)

Sipas raporteve të marra nga emisioni i Amerikës Latine “Siéntese quien pueda”, një incident ka ndodhur së fundmi jashtë një hoteli në Miami gjatë “Javës së Muzikës Latine 2023”, ku përfshihej një fans dhe një nga rojet e sigurisë së Shakirës.

Konkretisht, teksa këngëtarja po dilte nga një intervistë, një fans tentoi t’i afrohej, mesa duket i emocionuar për mundësinë për t’u takuar dhe për të bërë foto me këngëtaren.

TS Poll - Loading poll ...

Megjithatë, sipas pamjeve të siguruara nga emisioni, një roje sigurie ka ndërhyrë në mënyrë agresive dhe në vend që ta largonte me mirësjellje fansin, u shfaq duke sulmuar personin në fjalë, duke e kapur nga bluza dhe duke e shtyrë në mënyrë agresive.

Këngëtarja kolumbiane u kritikua ashpër nga njerëzit në rrjetet sociale, pasi shumë menduan se ajo duhej të kishte ndërhyrë për të ndihmuar fansin ose për të ndaluar truprojën e saj./abcnews.al