ShowBizzz

Premiera e filmit “Në Kuadër të Dashurisë”! Ndjekësit të sigurt për shtatzaninë e Kiarës, Deas i dalin të brendshmet (FOTO)

Premiera e flmit “Në Kuadër të Dashurisë” u mbajt mbrëmjen e djeshme, ku aktorët protagonistë dhe të ftuarit VIP u ngjitën në tapetin e kuq, duke marrë vëmendjen e të gjithëve dhe duke nxitur një sërë diskutimesh në rrjet.

“Kush e kishte fustanin më të bukur?” “Barku i Kiarës, është shtatzënë!” “Olta Gixhari ishte një superbombë”, këto janë disa prej pyetjeve dhe komenteve të cilat po qarkullojnë në rrjet.

Dhjetëra komente po bëjnë xhirro në rrjetet sociale për shtatzaninë e shumë përfolur të moderatores Kiara Tito. Edhe mbrëmjen e djeshme ajo u shfaq me një fustan të zi me pala te pjesa e barkut duke përforcuar kështu më shumë dyshimet e ndjekësve se moderatorja është në pritje të ëmbël.

Ndërkohë, një tjetër moment nga mbrëmja e djeshme që po komentohet në rrjet është edhe incidenti që i ndodhi Dea Mishel. Moderatorja pa dashur u përball me një situatë të sikletshme teksa po zbriste nga makina për të parakaluar në tapetin e kuq. Ajo u ekpozua pak më tepër nga sa duhet dhe kjo s’qëndroi pa u kapur nga ndjekësit.

Dea Mishel
Dea Mishel


NewsBomb