Lajme

Sherr mes të rinjve në Pogradec, plagoset me thikë 29-vjeçari

Një sherr është shënuar ditën e sotme në Pogradec, ku ka mbetur i plagosur një 29-vjeçar.

Bëhet me dije se rreth orës 14:30, në lagjen nr. 1, Pogradec, tek ish-tregu, gjatë një konflikti për motive të dobëta shtetasit E. B., 28 vjeç, A. B., 20 vjeç dhe E. B., 25 vjeç (vëllezër), dyshohet se kanë dëmtuar me mjet prerës në trup shtetasin G. D., rreth 29 vjeç.

29-vjeçari ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, ndërsa policia ka shoqëruar tre personat që janë përfshirë në sherr me 29-vjeçarin.

“Plagosën me mjet prerës gjatë një konflikti një 29-vjeçar, kapen dhe shoqërohen nga Policia 3 Më datë 10.10.2023, rreth orës 14:30, në lagjen nr. 1, Pogradec, tek ish-tregu, gjatë një konflikti për motive të dobëta shtetasit E. B., 28 vjeç, A. B., 20 vjeç dhe E. B., 25 vjeç (vëllezër), dyshohet se kanë dëmtuar me mjet prerës në trup shtetasin G. D., rreth 29 vjeç, banues në Pogradec, i cili u dërgua për mjekim në spitalin e Pogradecit”, njofton policia.