ShowBizzz

Nga biseda e parë te planet për martesë, Erato flet për romancën me Sofielën

Ish-konkurrenti i “Love Island Albania”, Erato, rrëfeu në “Shije Shtëpie” në Tv Klan eksperiencën e tij në vilën e dashurisë dhe raportin me Sofielën, gjithashtu e eliminuar nga loja. Erato tha se përputhet me Sofielën dhe se deri më tani lidhja e tyre shkon shumë mirë.

“Jemi duke u njohur, tani është fillimi. Çdo gjë shkon në rregull, siç filluam edhe te vila. Përputhemi goxha”, tha Erato, teksa pohoi se çifti nuk ka arritur ende në fazën e bashkëjetesës. Mes të tjerash, ai kujton edhe bisedën e parë me të, e cila e ka impresionuar për mirë.

“Kur kam folur me Sofielën për herë të parë, kam folur nja dy orë aty, duke qeshur e duke bërë sikur njiheshim prej kohësh sepse unë kam jetuar edhe ku jeton Sofiela, e njoh vendin dhe kemi folur për gjëra që na kanë lidhur”.

Në një moment tjetër të bisedës, Erato renditi edhe tre prej tipareve që i veçon te Sofiela.

“Sofiela është po e njëjta siç është në Love Island dhe është personi më i sinqertë, më i çiltër dhe pozitiv që ekziston besoj unë sepse nuk është shtirur, nuk ka bërë strategji dhe ka ecur siç është dhe është shumë e hapur edhe për profesionin e vet, për çdo gjë që këtu mund të ketë shumë paragjykime, është shumë e hapur, nuk ka pasur asgjë”.

I pyetur se si e ka pritur familja romancën me Sofielën, Erato tha: Familja më mbështet në çdo hap që unë bëj.

Ndër të tjera Erato foli për të ardhmen e lidhjes së tij me Sofielën dhe nëse marrëdhënia e tyre do të përfundojë në martesë.

“Deri tani nuk e dimë, është shumë shpejt për ta thënë këtë gjë. Po çdo gjë shkon në rregull”, tha Erato./tvklan.al