Lajme

Pas paralajmërimit, Hamasi godet me breshëri raketash qytetin e Ashkelonit

Ashtu siç u paralajmërua më herët Hamasi ka lëshuar breshëri raketash mbi qytetin e Ashkelonit.

Disa raketa kanë sulmuar qytetin, duke goditur disa banesa, ndërsa gazetarja e BBC, parlajmëron se njerëzit janë strehuar pas parlajmërimit të bërë nga Hamas, që do të sulmonin qytetin.

Kujtojmë që militantët e Hamasit paralajmëruan banorët izraelitë që të largoheshin nga qyteti i Ashkelon deri në orën 17:00 me orën lokale dhe pak pas kësaj kohe, u dëgjuan shpërthime  me raketa në qytet.

Luftimet e ashpra vazhdojnë në qytet ndërsa numri i viktimave ëhstë në rritje, ku deri më tani raportohet se nga ana izraelite kanë humbur jetën 1.008 persona, ndrësa nga ana palestineze 830. Sulmet ajrore po vazhdojnë si në Gaza ashtu edhe në Izrael.