ShowBizzz

U pa e mërzitur gjatë premierës së filmit? Sara sqaron situatën: “Më kanë tallur shumë njerëz”

Filmi “Në kuadër të dashurisë” pati premierën e tij një natë më parë, më 9 tetor.

Aktorët, bashkëpunëtorët dhe të ftuarit kaluan në tapetin e kuq, duke e shndërruar natën krejtësisht dedikuar këtij filmi.

Aktorë të njohur, të rinj dhe ata që e provonin filmin për herë të parë, kanë qenë pjesë e filmit.

Një prej tyre ishte edhe Sara Hoxha, e cila u shfaq në premierë vetëm, por shkëlqeu. Veshur me një fustan gold, flokë të kapura ajo parakaloi në tapetin e kuq, për të pozuar më pas krah kolegëve të saj të filmit.

TS Poll - Loading poll ...

Por ajo që ka rënë në sy dhe është komentuar (përveç faktit që nuk ishte me Ledrin), ka qenë fakti se është dukur pa humor dhe e mërzitur. Dhe kjo e paska një shpjegim që e ka dhënë vetë Sara përmes një videoje në “Instastory”.

Më shkruajnë shumë veta pse dukem e mërzitur dhe së fundmi pashë një video në TikTok e cilia shpjegon pse unë dukem e mërzitur. Aty e ka shpjeguar vajza shumë mirë. Kam bërë botox sipër buzëve, që quhet “gummy smile” në mënyrë që kur të qesh mos të më duken mishrat e dhëmbëve. Më kanë pas dalë më parë dhe tani nuk më dalin më. E di, më kanë ndryshuar shumë pamjen. Nuk besoj se do e bëj më, por nuk premtoj. Më kanë tallur shumë njerëz, sidomos njerëzit e familjes që nuk ndalojnë, kanë 2 javë që më tallin. Por ka filluar të zbutet”, ka thënë Sara.



lokimagazine