Lajme

“E kanë zëvendësuar me niseshte”/ Gazetarja “plas” bombën: SPAK dyshon se grupe kriminale kanë marrë nga Policia e Shtetit kokainën e sekuestruar në 2018

Gazetarja Klodiana Lala ka bërë një deklaratë të fortë ku pretendon se droga e sekuestruar në vitin 2018 nga Policia e Shtetit në Durrës mund të jetë marrë nga grupet kriminale.

E ftuar në “Opinion”, Lala deklaroi se SPAK ka të dhëna nga komunikimet në EnroChat dhe Sky dhe po heton se grupe kriminale në bashkëpunim me zyrtarë të lartë të policisë kanë hyrë në laboratorin kriminalistik të Policsë së Shtetit dhe kanë marrë 613 kg kokainë të sekuestruar në vitin 2018 në Portin e Durrësit, të sjellë ngaq Arbër Çekaj.

Ajo ka shtuar se SPAK dyshon se trafikantët mund të kenë dështuar për ta grabitur drogën brenda ambjenteve të Policisë së Shtetit dhe kanë punuar me mekanizma të tjerë për ta zëvendësuar me miell ose niseshte. Sipas saj, nësë kjo rezulton e vërtet do të jetë një ndër skandalet më të më dha që do përfshijë Policinë e Shtetit.

SPAK mbi bazën e disa të dhënave të marra nga komunikimet në EncroChat dhe në SKY është duke hetuar nën dyshime të mundshme se grupet kriminale në bashkëpunim me zyrtarë të policisë kanë ndërhyrë në laboratorin kriminalistik të Policisë së Shtetit për të hequr prej andej dhe për të marrë sasitë e mëdha të drogës të sekuestruara që nga viti 2018.

E mbani mend drogën e Arbër Çekajt? Ka rezultuar një bisedë në EncroChat dhe në SKY ka dyshime të forta dhe nëse kjo do të rezultojë e vërtetë, do të jetë një ndër skandalet më të mëdha që do përfshijë Policinë e Shtetit dhe dyshohet që në momentin kur trafikantët kanë dështuar për ta grabitur drogën brenda laboratorin, kanë punuar me mekanizma të tjerë për ta zëvendësuar me miell, niseshte etj.