Lajme

Blinken do të vizitojë Izraelin në shenjë solidariteti

Sekretari Amerikan i Shtetit ka konfirmuar raportimet se ai do të shkojë në Izrael në këto kohë lufte.

CNN raporton se Blinken ka njoftuar se do të niset nesër për të vizituar Izraelin në shenjë solidariteti. Ai pritet të shkojë edhe në Jordani, e cila është një tjetër aleate e SHBA. Udhëtimi pritet të zgjasë deri të premten.

Në Izrael, Blinken pritet të takohet me zyrtarë të lartë për të treguar mbështetjen dhe solidarizimin e Shteteve të Bashkuara me qeverinë dhe popullin Izraelit.

Diplomati amerikan do të diskutojë gjithashtu masat për të forcuar sigurinë e Izraelit dhe do të tregojë mbështetjen “e palëkundur” të SHBA, për të drejtën e Izralit që të vetëmbrohet.