Lajme

Shqipëria, anëtare e Këshillit të të Drejtave të Njeriut

Shqipëria është zgjedhur sot anëtare e Këshillit të të Drejtave të Njeriut për periudhën 2024-2026.

Ministri i Jashtëm Igli Hasani bëri me dije se kjo është një arritje e madhe e politikës së jashtme dhe diplomacisë shqiptare, teksa thotë se kjo demostron besimin e shtetet anëtare të OKB-së për rolin e Shqipërisë në çështjet ndërkombëtare.

“Shqipëria u zgjodh sot anëtare e Këshillit të të Drejtave të Njeriut për periudhën 2024-26. Një tjetër arritje e madhe e politikës së jashtme dhe diplomacisë shqiptare; një tjetër demonstrim i besimit nga shtetet anëtare të OKB-së për rolin e Shqipërisë në çështjet ndërkombëtare.

Këtë herë plotësisht të përkushtuar për mbrojtjen dhe promovimin e Të Drejtave të Njeriut kudo dhe për të gjithë”, shkruan Hasani.