Dea Mishel ka treguar se nuk flet ende me Luizin. Në një intervistë për “Shqipëria live”, Dea ka treguar se përballja e tyre nuk ka qenë dhe aq e mirë pasi Luizi e ka ofenduar.
“Xhirimet e filmit ndodhën pak pasi ai më kishte ofenduar nga familja në një nga koncertet e tij kështu që nuk i kam folur. As sot nuk do i flas. Si t’i flas dikujt që të ofendon. Kemi pasur mundësi komunikimi dhe më tha prapë diçka shumë të keqe. Më tha: “Unë të shaj prapë po të dua”. Prandaj nuk i flas më kurrë atij njeriu”, tha Dea.