Lajme

Detyroi familjen të largohej dhe vetë qëndroi në luftë, vritet mjeku nga terroristët palestinezë

Një tjetër jetë e pafajshme është marrë nga terroristët palestinezë gjatë luftimeve të përgjakshme në Izrael.

Daniel Levi, nga Peruja, jetonte në një Kibutz në jug të Izraelit. Terroristët e Hamasit pushtuan komunitetin ku ai jetonte me familjen e tij dhe filluan të masakrojnë dhjetëra njerëz.

Danieli, i cili ishte mjek, këmbënguli që familja e tij të ikte pa të, ndërsa ai qëndroi për të ndihmuar dhe trajtuar të plagosurit. Fatkeësisht atë e vranë terroristët e Hamasit.

“Vrasja e kushëririt tim është konfirmuar. Daniel Levy, një mjek peruan, punoi për të shpëtuar jetën e njerëzve të tjerë deri në frymën e tij të fundit.

Ne nuk do t’ju harrojmë kurrë.”, shkroi kushëriri i tij Steve Levy.