Bota

Erdogan: Izraeli po sillet si organizatë, jo si shtet! Po vriten njerëz të pafajshëm

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka deklaruar se Izraeli nuk po sillet si një shtet por si një organizatë, pasi ushtria izraelite po i vazhdon bombardimet pareshtur në Rripin e Gazës që nga sulmi i Hamasit në fundjavë. Erdogani theksoi se bombardimi i zonave civile, vrasja e civilëve, bllokimi i ndihmave humanitare dhe përpjekja për t’i paraqitur këto si arritje, janë veprime të një organizate dhe =jo të një shteti.

“Izraeli nuk duhet të harrojë se, nëse sillet si një organizatë dhe jo si një shtet, do të përfundojnë duke u trajtuar si e tillë. Ne mendojmë se lufta duhet të ketë etikë dhe të dy palët duhet ta respektojnë këtë. Fatkeqësisht, këto parime po shkelen rëndë në Izrael dhe në Gaza”, tha ai, duke e dënuar vrasjen e civilëve në territorin izraelit dhe masakrimin e njerëzve të pafajshëm në Gaza, të cilët përballen me bombardime të vazhdueshme.



/tiranapost