Bota

Elif Shafak dënon vrasjen e civilëve në Izrael dhe Gaza: Është e pajustifikueshme

Shkrimtarja e njohur turko-britanike, Elif Shafak në një Instastory ka reaguar për vrasjen e njerëzve në Izrael dhe në Gaza, të cilën e quan të pajustifikueshme dhe të papranueshme.

“Zemra ime është e rënduar me lajmet e tmerrshme dhe frikësuese për vuajtjen e madhe të njerëzve në Izrael dhe Gazë. Fjalët duken pakuptim dhe vështirësohem të shkruaj diçka. Por në kohët e vështira, fjalët janë gjithashtu strehimi ynë. Rilexova shkrimtarin izraelit Amos Oz, që na kujton rreziqet e mëdha të fanatizmit. Rilexova poetin palestinez Mahmoud Darwish, që na kujton se pa shpresë, të gjithë jemi të humbur. Dhuna dhe keqtrajtimi ndaj civilëve është e gabuar, e papranueshme dhe e pajustifikueshme në çdo formë. Mendimet e mia janë me të gjithë, me çdo njeri, çdo qenie humane që vuan dhe pëson në këtë moment”, shkruan Elif Shafak.



/tiranapost