Bota

Familja e Brunës që u vra nga Hamasi kërkoi 10 veta për të marrë pjesë në funeral në Izrael, por ja sa shkuan

Bruna Valeanu nga Brazili dhe familja e saj kishin pak që ishin shpërngulur në Izrael. Ato nuk njihnin shumë njerëz atje, por për të bërë një funeral sipas riteve hebre duheshin të paktën 10 persona.

Familja kërkoi në mediat sociale për 10 njerëz që të merrnin pjesë në funeral.

View this post on Instagram

A post shared by CBS Mornings (@cbsmornings)

Por në funeral u paraqitën 10 mijë izraelitë.

Bruna, ishte një nga 260 njerëzit që u vranë në një masakër të organizuar nga terroristët e Hamasit në Festivalin Muzikor Supernova.

Në komunikimin e saj të fundit me miqtë, Valeanu raportohej të ketë thënë se ishte e rrethuar nga disa njerëz që po sulmonin me armë. Ajo është viktima braziliane e dytë e konfirmuar në këto sulme.



/tiranapost