Rreth një në pesë britanikë të rritur e kanë pranuar se kanë pasur aferë ndonjëherë gjatë jetës së tyre
Duke pasur parasysh se tradhtia është bërë fenomen i përhapur, është normale që shumica të dyshojnë në besnikërinë e partnerit.
Por, si mund ta dini nëse partneri juaj është duke ju prerë në besë?
Epo, për këtë duhet t’i dëgjoni këshillat e një hetuesi privat, i cili në bashkëpunim me ‘Bark.com’ ka zbuluar top shenjat nga të cilat duhet të keni kujdes, transmeton Telegrafi.
1: E ruan telefonin, rrjetet sociale ose e-mailin
Nëse partneri juaj kujdeset tej mase për pajisjet e tij, atëherë ai ka diçka për të fshehur.
Edhe më keq është puna kur e merr me vete celularin në tualet, si dhe bën thirrje në dhoma tjera.
2: Ndryshime dramatike në epsh
Nëse papritmas ka ndryshime në epshin e tij seksual, atëherë mund të keni një shkaktar për t’u brengosur.
Një partner i cili e shmang jetën seksuale mund të jetë duke u shfryrë diku tjetër paraprakisht.
3: Nuk komunikoni më aq mirë
Nëse partneri juaj e ka të vështirë të flet me ju, kjo është shenjë se ai ka diçka në mendje.
Ata të cilët refuzojnë ta diskutojnë të ardhmen mund të kenë probleme me angazhimin e tyre në lidhje.
4: Ndryshim i papritur i gardërobës
A ka filluar partneri juaj që papritmas të kujdeset për pamjen e tij fizike?
Qoftë nëse është duke blerë rroba të reja apo duke shkuar në palestër, ai mund të jetë duke kërkuar ta përmirësojë veten në mënyrë që t’i lë përshtypje dikujt tjetër.
5: Nuk është xheloz
Edhe mungesa e interesit është shenjë se keni të bëni me një tradhtar. Nëse partneri juaj nuk brengoset fare për akuzimet apo brengat tuaja, atëherë është e mundshme që thjesht më nuk po ia ndien për ju.