ShowBizzz

Cara Delevingne ka bërë një tatuazh në italisht, me një përkthim të gabuar

Ju shihni tatuazhe me barkode dhe pyesni veten se çfarë do të tregojnë nëse i skanoni, a do të funksionojë kodi? Ju shihni më shumë tatuazhe, edhe në gjuhë të huaja. Mirëpo, ndodhin dhe çudira. Çfarë ndodh me drejtshkrimin? Jua tregon Cara Delevingne.

Aktorja dhe modelja realizoi një tatuazh të ri dhe poshtë tij përkthimin në italisht, i cili mesa duket ka një përkthim të gabuar.

View this post on Instagram

A post shared by Matteo Nangeroni (@matteonangeroni)

Përkthimi i saktë: “Dormiveglia: Vendi që shtrihet midis gjumit dhe zgjimit“.

Tatuazhi i aktores: “Dormiveglia: Vendi që shtrihet midis gjumit dhe ecjes” (Dormiveglia: Pika midis gjumit dhe ecjes).

Nëse nuk e lexoni se çfarë thotë, është super elegant. Nëse e lexoni, është pak i trishtueshëm, pasi është mjaft i madh për ta mbuluar menjëherë./abcnews.al