Horoskopi

A e njihni veten? Ja ç’ju thonë shenjat e horoskopit veç me tre fjalë

Horoskopi zbulon karakteristikat e secilës shenjë. Megjithatë, karakteristikat më të rëndësishme të secilës shenjë mund të përmblidhen në vetëm tre fjalë.

Shikoni cilat janë ato tre fjalë që përshkruajnë shenjën tuaj. Dhe pais ti shohësh, mendo, a e njeh veten për të tillë?

Dashi: është ambicioz, kokëfortë dhe arrogant.

Demi: është kokëfortë, hedonist (do vetëm të kënaqet) dhe materialist.

Binjakët: janë të paqëndrueshëm, qesharakë dhe llafazanë.

Gaforret: janë shumë emocionalë, gustaxhinj të vërtetë dhe natyra gazmore.

Luanët: janë narcizistë, snobë dhe liderë të njohur në shoqëri.

Virgjëreshat: janë kontrollues, perfeksionistë dhe shumë krijues.

Peshorja: karakterizohet nga pavendosmëria, janë konformistë dhe estetistë.

Akrepat: janë të errët, sensualë dhe hakmarrës.

Shigjetari: është kapriçioz, naiv dhe aventurier.

Bricjapi; është i paskrupullt, tradicional dhe shumë këmbëngulës.

Ujorët: janë të pakapshëm, të hareshëm dhe egoistë.

Peshqit: janë ëndërrimtarë, filozofë, por ndonjëherë edhe njerëz të vegjël.