ShowBizzz

‘Jam sjell si idiot’, Aleksandros i kërkon falje Uedës

Pak ditë më parë Aleksandros e tradhtoi Uedën pasi u pa duke u puthur me Eridën. Tradhtia e tij u dokumentua me video gjatë Prime-it të së dielës, ndërsa Ueda e pa me sytë e saj të gjithë skenën.

Ajo u shpreh se tashmë u vërtetua që xhelozitë dhe shqetësimet e saj kishin arsye.

Aleksandros sot ka shkuar t’i kërkojë falje Uedës për veprimin, duke u shprehur se u tregua “idiot”.