ShowBizzz

Bebe Rexha tregon të vetmen gjë që australianët e bëjnë më mirë se gjithë të tjerët, sipas saj

Këngëtarja shqiptaro-amerikane Bebe Rexha do të shkojë në Australi për një turne koncertesh në nëntor.

Dhe ylli 34-vjeçar i muzikë pop po planifikon të arrijë një orar në mënyrë që të shijojë të vetmen gjë që ajo thotë se australianët e bëjnë më mirë se kushdo tjetër në botë – një filxhan kafeje të përsosur.

Intterpretuesja e shumë hiteve botërore, e cila ka kompozuar këngë për emra si: Eminem dhe Selena Gomez, bëri zbulimin befasues gjatë një interviste në KIIS FMs Kyle dhe Jackie O Show të premten, shkruan DailyMail.

“Unë ndoshta do të vij pak më herët në Australi… vetëm për t’u ambientuar [siç], për të marrë kafenë time, sepse e dua kafenë në Australi”, tha ajo.

“E kam provuar kafenë në Itali, Greqi dhe Kolumbi dhe kudo dhe kafeja më e mirë është në Australi”, tha Rexha.

Prezantuesja Jackie O Henderson ishte qartësisht e impresionuar nga shija e Bebe Rexhës. “Të dua Bebe që e thua këtë”, tha ajo.

Këngëtarja e hitit “Back to You” do të organizojë tri koncerte në Australi muajin e ardhshëm.

Bebe do ta fillojë shëtitjen e saj në Aussie në Brisbane, me një koncert në Tivoli më 11 nëntor, përpara se të shkojë në Sydney për një koncert në ‘Liberty Hall’ më 13 nëntor.