Bota

Tre ushqimet që ndikojnë më shumë në ngrohjen globale

Emetimet e gazeve serrë, janë gjithashtu të lidhura me sistemin tonë ushqimor, i cili duhet të rishikohet plotësisht nëse duam të mbrojmë planetin.

Mënyra se si njerëzit prodhojnë dhe konsumojnë ushqimin mund të shtojë pothuajse 1 shkallë ngrohje në klimën e tokës deri në vitin 2100. Si rezultat, vazhdimi i ndjekjes së modeleve të sotme dietike mund të shtyjë rritjen e temperaturës përtej kufirit të parashikuar.
Një studim i ri, i publikuar në Nature Climate Change është fokusuar në analizimin se si prodhimi i ushqimeve të ndryshme kontribuon në emetimin e gazeve serrë.
Analiza vlerësoi se nëse niveli i emetimeve të ushqimit do të vazhdonte siç është sot, kjo do të përkthehej në të paktën 0.7°C të ngrohjes globale deri në fund të shekullit.

Por cilat ushqime “peshojnë” më shumë në ngrohjen globale?
Sipas përllogaritjeve të studimit të ri, mes ushqimeve, mishi kontribuon 33% në ngrohjen globale, orizi me 23% dhe produktet e qumështit me 19%.

Prodhimi i këtyre ushqimeve bën që sasi të mëdha metani të emetohen në atmosferë, një gaz i fuqishëm serrë që ka më shumë se 80 herë më shumë fuqinë ngrohëse të dioksidit të karbonit.
Studiuesit në studimin e tyre llogaritën se deri në vitin 2030, metani do të përbëjë 75% të pjesës së ngrohjes për shkak të ushqimit. Dioksidi i karbonit, së bashku me oksidin e azotit, do të përbëjnë më pas pjesën tjetër të emetimeve.

TS Poll - Loading poll ...



/tiranapost