Horoskopi

Horoskopi i Paolo Fox, e shtunë 14 tetor 2023

Dashi:

Me Merkurin në opozitë ditët e fundit nuk kanë qenë të lehta. Sidomos në vendin e punës ka pasur shumë vështirësi, kjo edhe për faktin sepse është e vështirë të komunikosh me të tjerët dhe të kuptoheni me njëri-tjetrin. Prandaj, bëni kujdes gjatë fundjavës për takime me diskutime të cilat mund të pasohen me polemika.

Demi:

Më në fund një ditë relaksuese plot emocione të bukura ju pret këtë të shtunë 14. Ata që prej disa kohësh përpiqen të forcojnë një marrëdhënie me partnerin/en apo të gjejnë mirëkuptim më të madh në jetën e tyre në çift, duhet të përfitojnë nga e shtuna dhe e diela.

Binjakët:

Mund të ketë disa dyshime ose shqetësime të shtuara gjatë kësaj periudhe. Në dashuri, mund të debatoni sepse nuk jeni plotësisht të kënaqur me jetën tuaj në çift. Rutina mund të bëhet intolerante ndaj një shenje si e jotja që është gjithmonë në kërkim të stimujve të rinj.

Gaforrja

Jeni më të sigurt, jo vetëm në dashuri, por edhe në punë dhe kjo gjendje mund t’ju ndihmojë të arrini rezultate më të mira kudo. Përfitoni nga e nesërmja për të pushuar dhe për t’u relaksuar pak.

Luani:

Mund të humbisni durimin, të ndiheni nën presion dhe jeta juaj në çift do të ndikohet nga kjo gjendje axhitimi. Për momentin jeni të detyruar të qëndroni në një fazë pritjeje dhe reflektimi.

Virgjëresha:

Kjo e shtunë dhe ditët më pas janë ditë të veçanta për ndjenjat, veçanërisht për historitë e lindura së fundmi. Megjithatë, ajo që ka rëndësi është që të mos vendosni gjithmonë interesat tuaja në plan të dytë. Jeni gjithmonë tepër ndihmues dhe mirëkuptues, kini kujdes nga kushdo që përpiqet të përfitojë nga ky qëndrim juaji.

Peshorja:

Në punë ambiciet tuaja nuk ju japin gjithmonë kënaqësi. Kjo sepse keni edhe pritshmëri të mëdha nga partnerët dhe kolegët, të cilët megjithatë priren të mos jenë aq të vëmendshëm ndaj detajeve, ndryshe nga ju.

Akrepi:

Javët e fundit keni përjetuar një rikuperim të madh. Ju keni mundësinë të mbështeteni në aspektin e shkëlqyer të Jupiterit edhe këtë javë që po mbyllet, gjë që i bën marrëdhëniet ndërpersonale mjaft të veçanta.

Shigjetari:

Kjo e shtunë duket të jetë një ditë interesante për ata që presin të hakmerren. Nuk është e lehtë të menaxhosh intolerancën e madhe që mund të ndiejnë të lindurit e shenjës tuaj, të cilët prej disa kohësh kërkojnë një mundësi për të ecur përpara.

Bricjapi:

Në familje dhe në jetën tuaj në çift është e mundur të kapërceni më në fund një moment të vështirë që ka tensionuar marrëdhënien tuaj me të tjerët. Ata që nuk janë prekur nga një krizë mund të mbështeten ende në parimin e mirëkuptimit.

Ujori:

Ngadalë po rikuperoheni, edhe nëse nuk është e lehtë të vazhdoni pasi gjërat kanë marrë për kot ashtu krejt papritur. Ajo që ju penalizon është gjithmonë ky konfuzion i madh dhe kjo ndjenjë e pasigurisë që ju ka kapluar.

Peshqit:

Nuk mungojnë vështirësitë apo mendimet e dyta që mund t’ju detyrojnë të ngadalësoni ritmin në punën tuaj, veçanërisht nëse përballë keni tipa si Peshorja ose Dashi ashendent. Gjithsesi, nuk është koha të ndaleni dhe të ndjeni keqardhje për veten, por duhet të reagoni. /noa.al