Komunikimi është një nga elementët që i duhet një çifti që të funksionojë, përfshirë edhe dhomën e gjumit. Të flasësh pisët në intimitet, por njëherësh edhe të mos e cenosh cilësinë e atij momenti është aftësi që jo të gjithë e kanë.
Si të mos ndihesh në siklet apo i/e detyruar për të folur me fjalor të pisët në shtrat është vetëm njëra anë e medaljes. Për fat të mirë, ka disa shenja në horoskop që e kanë shumë të thjeshtë kalimin e kësaj trampoline, nga fjalori i pisët në shtrat tek cilësia e një raporti intim.
Ja cilat janë këto katër shenja:
Binjakët
Të udhëhequr nga Mërkuri, planeti i komunikimit, Binjakët dinë si të bëjnë magji me fjalët. Personalitetet e tyre të mprehta dhe lozonjare i ndihmojnë Binjakët të krijojnë rrëfime erotike që plotësojnë dëshirat e partnerit/es.
Peshorja
Të përfaqësuar nga ekuilibri, Peshoret duan t’i bëjnë të gjithë të ndihen sa më rehat. Për këtë arsye, kjo shenjë ka një aftësi për të krijuar atmosferë intime përmes fjalëve që i bëjnë partnerët të ndihen të dëshiruar.
Akrepi
Akrepët janë qenie super sensuale që duan të përziejnë gjërat në dhomën e gjumit. Kjo shenjë i kupton më mirë fantazitë e fshehura të partnerit/es dhe sigurohet që t’i prek ata me fjalë të pista.
Bricjapi
Bricjapi ambicioz dhe i disiplinuar mund të mos duket si mjeshtër i fjalëve të pista, por të lindurit e kësaj shenje dinë si të shkëlqejnë në komunikimin e dëshirave dhe të sigurohen që partneri/ja të ndihet i/e kënaqur në shtrat.