ShowBizzz

Kompion dhe studenti i parë me sindromën down, Rama batuta me Gersin: Noizy duhet të vij të takojë ty, jo ti atë

Kryeministri Edi Rama ka patur një të ftuar special kësaj radhe në podcastin e tij të përjavshëm. Kësaj radhe, i ftuar është Gersi Troka kampioni i notit dhe studenti i parë në Shqipëri me sindromën Down. Që Gersi është një djalë i lindur për të bërë historinë e vërtetoi disa muaj më parë kur u shpall kampion olimpik në not duke marrë medaljen e artë në Lojërat Olimpike Speciale Berlin 2023.

I pyetur nga Rama se si arriti të bëhej kampion olimpik, përgjigja e 23-vjeçarit ishte frymëzuese.

‘Unë dola kampion olimpik sepse kam punuar shumë, kam bërë shumë stërvitje dhe nuk jam dorëzuar derisa u shpalla kampion noti.’- tha ai.

‘Ti je kampion në pishinë, ti je në jetë dhe kur arrin ato që duken të pamundura. Duhet ta ndash medaljen me mamin, sepse ajo e ka shtyrë derën.’- tha Rama.

Gersi Troka ka folur edhe për artistët që e frymëzojnë dhe që ka dëshirë ta takojë. Gersi përmendi reperin Noizy ndërsa Rama me humor përpos se i premtoi se do e bënte të mundur takimin e tyre, i tha se Noizy duhet të vijë me patjetër ta takojë Gersin 23-vjeçar.

Gersi Troka: Kam dëshirë të takoj Noizyn e kam shumë qejf dua ta takoj

Rama: Noizy duhet të vij të takojë ty, jo ti atë. Unë do të takoj me Noizyn, pastaj ai do të marrë dhe do të çojë atje dhe të shohësh sesi i regjistron këngët bashkë me ekipin.