Lajme

Ministri Hasani: Në pritje të Konferencës së Dytë Ndërqeveritare Shqipëri-BE

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, ka marrë pjesë në forumin e hapur me temë “Zhbllokimi i progresit: E ardhmja evropiane e Ballkanit Perëndimor”.

Ministri Hasani theksoi faktin se forcimi i nje bashkëpunimi strategjik mbetet e vetmja rrugë drejt integrimit europian të rajonit, ndërsa i mëshoi edhe faktit se Shqipëria ka një rol proaktiv në këtë drejtim.

“Ne duhet të shohim gjithashtu nga ana e BE-së një angazhim të prekshëm ndaj besueshmërisë së perspektivës sonë të anëtarësimit në BE. Ne presim me padurim hapjen e negociatave për grupin themelor në Konferencën e Dytë Ndërqeveritare deri në fund të këtij viti. Kjo do të dërgonte një sinjal të rëndësishëm të besueshmërisë së perspektivës së BE-së për rajonin”, tha ai.