LifeStyle

Çfarë duhet të bëni nëse macja vazhdimisht jua prish gjumin natën?

Macet, sipas natyrës, janë kafshë të natës. Më aktive janë në mëngjes dhe në muzg. Mos u hidhëroni me të nëse dëshiron të luajë në gjysmë të natës.

Megjithatë, mund të provoni që t’ia hiqni atë shprehi.

Ekzistojnë disa mënyra që macja juaj të jetë e zënë derisa ju nuk jeni në shtëpi. Sigurohuni që ajo të ketë mjaft lodra interesante. Kohë pas kohe largoni disa nga ato lodra dhe pas një kohe sërish kthejani.

Njësoj si edhe me njerëzit, e njëjta gjë edhe me macet bëhet monotone. Qesja e letrës është alternativë e mirë dhe e lirë, ndërkaq për macet është shumë argëtuese, posaçërisht nëse brenda saj vendosni ndonjë lodër.

Ide e mirë është të vendosni në dritare enën e ushqimit të zogjve. Është argëtimi i vërtetë për macet! Nuk ka kënaqësi më të madhe sesa të shikojë zogjtë nga afërsia.

Kur të ktheheni nga puna, nga shkolla etj., kaloni një kohë të mirë me macen tuaj. Ju më së miri e dini se çfarë ajo do më së shumti dhe si luan. Pas lojës, koha është për darkë, ndërkaq pas racionit secila mace dëshiron të flejë gjumë.

Disa mace nuk duhet ta kenë vendin në dhomën e gjumit, aq më parë nëse janë shumë aktive. Nëse macet gërvishtin dhe mjaullijnë, ide e mirë është që të lini para derës diçka që ajo nuk e do, mbase ekziston ndonjë problem mjekësor, andaj më së miri është të kërkoni ndihmë te veterinari.

Mjaullitja e tepërt natën mund të jetë pasojë e humbjes së të dëgjuarit, të të parit dhe e shqisës së nuhatjes. Në atë rast, nëse fle pranë jush, kjo mund të jetë shumë ngushëlluese për të.

Disa racione të vogla gjatë ditës mund të zvogëlojnë apetitin e tepërt natën të maces suaj. Mirëpo, ruajeni racionin më të madh për para gjumit.