Kuriozitete

Shtatzënat vërtet kanë “tru bebeje”?!

Nga harresa nëpërmjet marrjes së vendimeve të këqija deri te mungesa e përqendrimit – shtatzënat qëmoti ankohen në “trurin e bebes”, mirëpo deri tani kjo është konsideruar si tregim plakash. Megjithatë, lidhur me këtë ka të vërteta

Studimi i ri ka treguar që “truri i bebes” është fenomen real.

Shkencëtarët kanë analizuar funksionet kognitive të 709 shtatzënave dhe të 521 femrave të cilat nuk kanë qenë shtatzëna, pra ky është studimi i parë i bërë i këtij lloji.

Secila pjesëmarrëse ka kaluar një sërë testesh, nga të cilat disa kanë nënkuptuar kujtesën e një sërë numrash.

Krejtësisht papritur, rezultatet kanë treguar që shtatzënat janë më keq në marrjen e vendimeve, në planifikimin, kujtesën dhe e kanë të vështirë ta mbajnë kujdesin të orientuar në një gjë.

Përveç kësaj, shkencëtarët gjithashtu kanë konstatuar që “truri i bebes” ka efekte të ndryshme te femrat në periudha të ndryshme të shtatzënisë.

Derisa rënia e të gjitha atyre aftësive është vërejtur në fillim të tremujorit të parë, stabilizohet ngadalë nga mesi deri në fund të shtatzënisë.