Lajme

Kryeministri Rama flet për luftën: Shqipëria mban anën e Izraelit

Kryeministri Edi Rama ka folur për luftën e përgjakur mes Izraelit dhe Palestinës.

Sipas Ramës, terrorizmi nuk mund të normalizohet kurrë dhe për këtë arsye thekson se Shqipëria në këtë luftë mban anën e Izraelit.

Kreu o shtetit tha se edhe palestinezët meritojnë të kenë një vend që mund ta quajnë shtëpi dhe se e vetmja mënyrë për të zgjidhur konfliktet është duke punuar shumë për të arritur paqen.

“Në thelb, terrorizmi nuk mund të normalizohet kurrë. Ata që e shohin situatën nga këndvështrime të ndryshme duhet të mos harrojnë se ata njerëz [izraelitët] luftuan për mijëra vite për të pasur një shtëpi dhe për t’u kthyer aty.

Absolutisht nuk ka kuptim të kthehesh në shtëpi pa gjetur një zgjidhje që edhe të tjerët të kenë pjesën e tyre në atë hapësirë, të ndërtojnë shtëpitë e tyre. Jemi në një botë të lirë, ku ekziston shansi. Por padyshim nuk ka shanse për ta relativizuar dhe normalizuar situatën, si dhe për të shkuar në ekstremin tjetër. E vetmja mënyrë për të zgjidhur konfliktet është duke punuar shumë për të arritur paqen,” theksoi Rama.