Lajme

Tragjedi në Greqi, vritet me armë zjarri 8-vjeçari

Dy familje rome dyshohet se janë përleshur brenda kampit dhe janë nxjerrë armët.

Tragjedia ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në kampin Zefyri në rrugën Marinou Antipa, ku mbeti i plagosur për vdekje një djalë 8-vjeçar rom. Sipas informacioneve të para dy familje rome dyshohet se janë përleshur për një arsye banale brenda kampit.

Ende nuk dihen rrethanat dhe shkaqet e plota të ngjarjes, ndërsa autoritetet greke po punojnë për qartësimin e ngjarjes.  Nëna e 8-vjeçarit dyshohet se ka parë autorët e të shtënave dhe i ka kallëzuar në Polici, mirëpo deri më tani nuk ka asnjë të arrestuar.