Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën me pamje nga projekti i veçantë i Ekoparkut të Durrësit.
Rama me anë të një potimi në rrjetet sociale shkruan se falë talentit të arkitektit spanjoll Jesus Hernandes, projekti i Ekoparkut të Durrësit ka hyrë dje në finalen e Çmimit “Mies van Der Rohe”, më prestigjiozi i çmimeve të arkitekturës në botë.
“MIRËMËNGJES dhe me kënaqësinë e veçantë për projektin e Ekoparkut të Durrësit, shembëlltyra e një Rilindjeje spektakolare pas një pune kolosale transfomuese, i cili falë talentit të arkitektit spanjoll Jesus Hernandes, ka hyrë dje në finalen e Çmimit “Mies van Der Rohe”, më prestigjiozi i çmimeve të arkitekturës në botë, ju uroj një të dielë të bukur”, shkruan Rama në postimin e tij.
Kujtojmë që Ekoparku është ndërtuar në Porto Romano, duke transformuar kështu vatrën gjysmëshekullore të plehrave të Durrësit.
Ekoparku do të ofrojë një sërë facilitetesh e shërbimesh për të gjithë grupmoshat, nga fushat e sportit tek ambientet shplodhëse.