ShowBizzz

Arrestohet në Greqi këngëtari shqiptar, shkak këngët me mesazhe nacionaliste

Këngëtari i njohur shqiptar, Gold AG, ishte prenotuar për të kënduar në disa mbrëmje muzikore për shqiptarët në Greqi. Mirëpo një gjë të tillë nuk ka mundur ta bëjë, kjo pasi është arresutar nga Policia Greke me të arritur në Athinë.

Lajmin e ka bërë të ditur vet Gold Ag përmes një statusi në rrjetin social Facebook, ku ka shkruar se arsyeja e ndalesës kanë qenë këngët e tij me motive patriotike. Këngëtari ka thënë se Policia e Greqisë, nuk mund të ishte në dijeni të përmbajtjes së këngëve të tij pas spiunuar dikush, ndaj ka paralajmëruar këdo që mund t’i ketë dhënë këto informacione.

Ky është statusi i plotë i Gold AG:

“Lajmërim për shqiptarët në Greqi. Mbrëm rreth orës 1:00 pas mesnate arrita në Athinë.Në kontrollën e pasaportave u ndalova nga policia greke dhe më mbajtën të mbyllur deri në mëngjesin e sotëm.Arsyeja e vetme ishin këngët e mia dhe ma bënë ndalesë hyrjen në atë vend.Ju kërkoj falje krejt atyre dashamirëve që do të ishin sonte e nesër prezent në koncertet e mia.Shpresoj që shihemi herav tjera.Kushdo që ka spiunu dua ti them me pak fjalë: Jemi burgos historikisht, kemi vdekë nga rrahjet e torturat ,por emra nuk kemi qit.E tash pa na rreh kërkush e qesim njëri tjetrin në gracka për fitime personale.Jam mësuar se kam s’pari kështu, dhe do vazhdoj se…S’JAM FAJTOR SE JAM SHQIPTAR”, ka shkruar reperi, emri i vërtetë i të cilit është Arian Agushi.