Horoskopi

Njëri është një djalë inteligjent, tjetri është i mirë në shtrat: Cilin të zgjedh?!

Dilemaaaa…

Pasi isha single për një periudhë, kohët e fundit në jetën time janë shfaqur dy burra. Përsa i përket personalitetit, një prej tyra ka gjithçka që dua – argëtues, funny dhe intelektual. Patëm ‘click’ që në fillim. Megjithatë, seksi ka qenë i çuditshëm dhe pak i sikletshëm. Jam e tërhequr prej tij, më pëlqen ta puth, por kimia nuk është aty. Po pyes veten nëse është nervoz dhe mund të përmirësohet. Ai më tha se se ish-i i tij nuk kishte një dëshirë të lartë seksuale dhe ata kishin në një marrëdhënie pothuajse pa seks..

Djali tjetër është vërtet i mirë në shtrat. Ka një kimi seksuale intensive mes nesh, shumë primare dhe instinktive. Është një dinamikë e çuditshme, megjithatë, ne nuk flasim fare për gjëra të tjera… Pra nuk e njoh pothuajse fare.

Unë nuk dua një marrëdhënie me të, të paktën mendoj se nuk dua. Por seksi është shumë i mirë. Po ndihem shumë konfuze…

Përgjigje:

Të kërkosh një të dashur për diçka afatgjatë dhe jo thjesht për një argëtim do të thotë të gjesh jo vetëm atë që dëshiron – të panegociueshmet – por edhe atë që të suprizon. Derisa të gjesh dikë që i ka të gjitha, pse të mos kënaqesh vetëm me atë që të ofrohet? Për sa kohë që nuk po bën premtime, nuk po dëmton askënd në proces. Nëse je e sinqertë për dëshirën dhe qëllimin për t’i mbajtur gjërat e pakomplikuara me të dy, atëherë askush nuk mund të thotë se po gabon.

Të dy këta djem tingëllojnë të denjë për një argëtim, por çdo gjë më afatgjatë, dyshoj, do të haste në vështirësi. Krahasimi i një burri që ju frymëzon intelektualisht dhe ju bën të qeshni me një djalë që plotëson të gjitha dëshirat tuaja horizontale do të thotë që, këdo që të zgjidhësh, do të jesh e etur pas aseteve të tjetrit.

Paniku se nuk do të gjeni kurrë partnerin e përsosur mund t’ju bëjë të anashkaloni detaje të papërshtatshme. Është një gjë e mirë të jesh më pak tolerante, por jo kur fillon të pranosh të papranueshmen.

Nëse do të mund t’i bashkoje të dy në një, do të kishe mashkullin ideal, por, për fat të keq, ky nuk është një opsion.

Si thua të provosh dhe shijosh gjërat ashtu siç janë për pak kohë?! Unë jam personi i parë që argumenton se kur bëhet fjalë për të bërë një zgjedhje afatgjatë, ne të gjithë duhet të jemi të përgatitur për të bërë kompromise, por ndonjëherë është mirë të shijosh *udhëtimin*.