Mohammed Diab Ibrahim al-Masri është udhëheqësi “fantazëm” i grupit militant Hamas i cili kreu një sulm të papritur me raketa në Izrael më datë 7 shtator dhe jo vetëm.
I njohur ndryshe si El Deif, ai thuhet se është në krye të Hamasit. Në vitin 1996, El Deif i cili është një prodhues i njohur lëndësh shpërthyese, ishte urdhërues i katër sulmeve kamikaze në Jeruzalem të Izraelit, nga të cilat mbetën të vdekur 65 persona.
Një sulm ajror drejt Izraelt në vitin 2014 vrau gruan dhe vajzën e El Deif. Ai humbi një pjesë të krahut të tij, një këmbë dhe dëgjimin e tij nga ai sulm. Më pas urrejtja e tij ndaj Izraelit u shtua duke kërkuar hakmarrje me sulme terroriste që u morën jetën qindra personave.
Hamasi, në dy vitet e fundit nën drejtimin e El Deif, raportohet se ishte i suksesshëm duke e bërë qeverinë izraelite të besonte se grupi ishte më i fokusuar në çështjet e brendshme si rindërtimi i Gazës dhe lejet e punës së sigurisë për njerëzit që të kërkonin punësim në Izrael.
Forcat izraelite, që nga sulmi i 7 tetorit, e kanë vënë Rripin e Gazës të drejtuar nga Hamasi, shtëpia e 2.3 milionë palestinezëve, nën një rrethim total dhe e kanë bombarduar atë me sulme ajrore të paprecedentë. Autoritetet e Gazës thonë se më shumë se 3,200 njerëz janë vrarë, një e katërta e tyre fëmijë dhe rreth 15 mijë janë plagosur.