LifeStyle

Tri pjesët e trupit që më së shpeshti nuk pastrohen siç duhet

Përmes një videoje në TikTok, një dermatologe amerikane ka treguar oër tri pjesë kyçe të trupit tonë, të cilave duhet t’u kushtojmë më shumë vëmendje kur bëjmë dush.

Lindsey Zubritsky – e njohur si Dermguru në mediat sociale – ndau një video duke zbuluar se cilat pjesë të trupit “definitivisht nuk i pastrojmë mjaftueshëm”.

Ajo ka paralajmëruar se neglizhenca mund të çojë në luspim të lëkurës dhe grumbullim të papastërtive dhe baktereve, të cilat në disa raste mund të çojnë në infeksione serioze.

Lindsey përmendi se ne nuk e lajmë mjaftueshëm zonën pas veshëve. Ajo tha se nëse fërkoni gishtin pas njërit vesh “dhe vëreni një erë në të ose nuhatni diçka, duhet ta lani më shumë”. Gjithashtu theksoi se është ‘e zakonshme’ që lëkura pas veshëve tuaj të zhvishet dhe të ketë zbokth.

Një tjetër vend i harruar shpesh është kërthiza, vijon dermatologia: “Kjo është një zonë e zakonshme ku mblidhen djersa dhe papastërtitë. Në fakt, nëse nuk e pastroni mjaftueshëm, do të keni aq shumë papastërti atje sa do të formoni një ‘gur’ në kërthizë”.

I njohur gjithashtu si një omfalolit, ky është një objekt i fortë, i ngjashëm me shkëmbin, që formohet brenda kërthizës pasi papastërtia, flokët e yndyrshëm dhe qelizat e vdekura të lëkurës bllokohen atje.
Dhe në fund, definitivisht nuk po i pastroni mjaftueshëm thonjtë – është shprehur dermatologia, e cila shpjegoi se kur bëni dush, me të vërtetë duhet të futeni nën thonjtë tuaj me një furçë pastrimi për t’i hequr qafe papastërtitë dhe grumbullimet.

Healthline rekomandon po ashtu përdorimin e detergjentit të enëve për të hequr qafe yndyrën, si dhe një leckë të butë larëse ose shkop kutikulash.