ShowBizzz

Debat i ashpër virtual, çfarë ndodhi mes Ronaldo Sharkës dhe Palomës

Një debat virtual ka ndodhur sot mes Rudina Demneri e njohur si Paloma dhe Ronaldo Sharkës.

Gazetarja ishte e ftuar për në “DWTS Fan Club”, ku u shpreh se Ronaldo bën mirë të prezantojë programin “Mos i bjer me top” sepse kërcimi nuk është fusha e tij. Paloma shtoi se kur dikush nuk e zotëron vetë një aftësi të tillë nuk ka as përse të paragjykojë të tjerët.

Image

Pas kësaj, i menjëhershëm ishte reagimi i Ronaldos i cili përmes disa shkrimesh në Instagram u shpreh:

“Paloma, fansja ime më e zjarrtë. Unë e kam pëlqyer dhe duartrokitur gjithmonë punën tënde. Kjo nuk do të thotë që ti të pëlqesh me patjetër gjërat që bëj unë. Por realisht nuk e kuptova nga të dilte gjithë ai mllef kur po flisje në “DWTS”. Ti mund të kritikosh, siç bëj edhe unë por pa mllef. Ka vend për të gjithë. Sa më i pastër shpirti, aq më shumë shkëlqen fytyra. Kur nuk ke operacione plastike sigurisht.” 

Image

Ndërkohë, Paloma u përgjigj duke thënë se nuk ka bërë operacione plastike dhe se ajo u mor me kërcimin jo me karrierën e Ronaldos.