LifeStyle

Kjo është për ju që e vuani shumë *të qënit single*

Sa shumë e keni të nevojshme një marrëdhënie?

Ndërsa marrëdhëniet romantike përgjithësisht lidhen me një sërë rezultatesh pozitive (Kansky, 2018), disa njerëz e kërkojnë dëshpërimisht një marrëdhënie, ndërkohë që janë të verbër ndaj një të vërtete tjetër po aq të rëndësishme: Beqaria gjithashtu mund të japë një jetë të lumtur dhe të përmbushur, duke patur shumë avantazhe.

Duke mos njohur avantazhet e të qenit beqar, disa njerëz e shohin beqarinë si një status që duhet shmangur me çdo kusht. Kjo mund të jetë problematike.

Problemi i frikës nga beqaria

Studiuesit kanë identifikuar disa tipare të përbashkëta mes njerëzve me frikë të fortë për të qenë single. Për shembull, këta individë kanë më shumë gjasa të:

Mendojnë se diçka nuk shkon me ta nëse nuk kanë partner

Ndjejnë shqetësimin se mund të mbeten beqarë gjatë gjithë jetës së tyre, apo se është ‘shumë vonë’ për të gjetur dashurinë afatgjatë.

Të kenë një sjellje të ashpër

Studimet shprehin se njerëzit e motivuar fuqishëm për të shmangur beqarinë mund të përfshihen në sjellje të rrezikshme për mirëqenien e tyre.

Frika nga të qenit beqar rrit dëshirën për ish-at

Të kthehesh në dashurinë e shkuar nuk është në thelb problematike; megjithatë, preokupimi me një ish-partner kufizon hapësirën mendore për mendime të tjera, potencialisht më pozitive. Kjo mund t’i heqë njerëzit nga energjia që mund të shpenzojnë duke investuar në përvojën e tyre të të qenit beqar. Të qenit single ofron një mori lirish për të eksploruar dhe zhvilluar gjëra të reja, të cilat mund të jenë të vështira për t’u parë nëse jeni të preokupuar me një ish.

Frika nga të qenit beqar ul standartet

Kur njerëzit duan të shmangin me çdo kusht beqarinë, provat sugjerojnë se ata kanë më shumë gjasa të ulin standardet e tyre dhe të vendosen në marrëdhënie më pak se të kënaqshme. Frika për të qenë beqar bëhet veçanërisht problematike nëse i inkurajon njerëzit të qëndrojnë në marrëdhënie që janë emocionalisht ose fizikisht abuzive.

Frika nga të qenit beqar parashikon dëshirën për ‘seksin e ndarjes’

Në përputhje me idenë se frika e të qenit beqar nxit dëshirën për ish-partnerët, njerëzit – veçanërisht gratë – që kanë një frikë të fortë për të qenë beqare kanë më shumë gjasa të duan ‘seksin e ndarjes’. Seksi i ndarjes mund të perceptohet si një mundësi për të rindezur një marrëdhënie të prishur ose për të kaluar përsëri nga “off” në “eksitim”. Por, rindezja e një romance ka të ngjarë të funksionojë më mirë kur motivimi nuk është thjesht të “mos” jesh beqar.