ShowBizzz

Pas dy vitesh, Alisa ‘ndahet’ nga vjehërrinjtë!

Ndonëse e re në moshë, Alisa planet e saj po i realizon një nga një.

Duke qenë ndër influenceret më in të momentit, gjithçka është edhe më e lehtë, përfshirë investimet për të ardhmen.

Në prag të ditëlindjes së saj, ajo së fundmi është bërë me shtëpi.

Image
Alisa

‘I mora çelësat e shtëpisë sime të ëmbël. Pas jetesës dy vjet me vjehërrinjtë ishte koha. Koha të kemi vendin tonë. Koha të shijojmë kohën tonë’, është shprehur ajo së fundmi. 

Suksese në kapitullin e ri të jetës!