Lajme

Vallëzimi i Preljocaj dhe piktura e shekullit të 17-të që mahnitën liderët evropianë

Ata nisën të vallëzonin në mes të sallës së Kryeministrisë kur të gjithë liderët evropianë ishin mbledhur dhe po bisedonin me njëri-tjetrin për sfidat e kohës dhe integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE.

Dritat u fokusuan te dy balerinët që koreografi shqiptaro-francez Angelin Preljocaj kishte sjell në Tiranë, me kërkesë të vetë Edi Ramës.

Një kërcim për luftërat në Ballkan, performuar me mjeshtërinë e dy balerinëve të Preljocaj, mori vëmendjen e presidentes Von der Leyen, Charles Michel, kancelarit Scholz dhe të tjerëve. Për të forcuar lidhjen e Ballkanit me Evropën, Rama shfaqi një pikturë të veçantë të shekullit të 17-të.

Ende pa u larguar balerinët nga salla, teksa më të mëdhenjtë e Evropës qeshin dhe i shpjegonin njëri-tjetrit domethënien e kërcimit, pas ture u hapën perdet dhe në mur qëndronte një pikturë për vetë historinë e Evropës.

Kryeministri shqiptar kishte zgjedhur një vepër të katër shekujve më parë, të piktorit të famshëm italian Ian Domenico Cellini, për historinë e Evropës dhe transformimin e saj  nga rruga e gabuar ku ishte futur qindra vite më parë. *Sekuenca nga minuta 29.00

“Një shqiptaro francez, një yll i shndritshëm në botën e baletit bashkëkohor. Ai u largua nga Shqipëria në barkun e nënës dhe aty mësoi të vallëzonte, sepse nëna dhe babai u arratisën përmes maleve”, tha Rama për kërcimin e Angelin Preljocaj.

Vetë koreografi shqiptaro-francez, tregoi kërkesën speciale të Ramës dhe punën pas mesnate për të përgatitur kërcimin. “Solla dy balerinë e mi këtu dhe dje nga ora 9-12 e darkës nisëm të punonin. U përpoqëm të bashkonim artin e pikturës me baletin”, tregoi aPreljocaj.

// Newsbomb.al