
Në pritje të fillimit të edicionit të ri mësohet se edhe kësaj rradhe, “Big Brother VIP Kosova 2, do të ketë dy opinionistë.
Në karriget e opinionistëve do të ulen Bledi Mane dhe Anita Haradinaj.
Ky i pari ndau në Facebook një postim që thoshte se, “Big Brother VIP Kosova/ Së bashku me Anita Haradinaj do jem edhe unë opinionist. Nga 20 tetori, shtëpia më e famshme mbarëshqiptare zhvendoset në Prishtinë.”
“Big Brother VIP Kosova 2” do të hapë dyert pëer konkurrentët e rinj më datë 20 tetor.
Ashtu si vitin e kaluar, çmimi i madh do të jetë 200 mijë euro dhe emisioni do të kryhet nën moderimin e Jonida Vokshit dhe Alaudin Hamitit.
NewsBomb