ShowBizzz

‘Ndërtova jetën time me kërcim’, Sofiela: U thashë prindërve po bëj lek të madh…

efundit

Sofiela Kolaveri ka folur më shumë mbi jetën e saj tashmë që eksperienca e saj në “Love Island Albania” ka mbaruar. Ajo thotë në “Jo vetëm modë” se është larguar nga Shqipëria që kur ishte pak muajshe dhe me profesionin që ka si striptiste thekson se ka bërë shumë lekë.

“Unë kam 33 vjet andej, kam ikur ca muajshe e vogël fare. Ekzakte nuk mund të them. Kam ikur në Austri në fakt, kam qëndruar deri në moshën 18-vjeçare, më pas në lëvizje, në Austri e Gjermani, ngaqë kam kërcyer balet që e vogël. Lëviza në Munchen dhe ndërtova jetën time, me jetë nate, kërcim. Mua më ka ndodhur një aksident dhe se vazhdova dot baletin. E kam thënë që gjithnjë do kërcej, kam qenë shumë e mirë dhe kam bërë shumë lekë. Këtu në Shqipëri, strup-clubet janë shumë ndryshe nga andej”.

Për punën me të cilën merret, ajo thotë se ka mbështetjen e plotë të prindërve.

“Nuk jam ndjerë se po bëj ndonjë gabim, u kam thënë prindërve, po bëj lek të madh. E kanë mirëkuptuar, ka të bëjë dhe kultura e vendit, shqiptari është më i mbyllur në këto profesione. E marrin me sy të keq, ne andej jemi rritur me këto gjëra që të vegjël. Ka paragjykime atje, por janë shqiptarët të parët që futen nëpër këto lokale.”, tha Sofiela.