Lajme

Kurti flet për takimin me Brnabic, tregon se çfarë i kërkoi

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili ndodhet në Tiranë në kuadër të Samitit të Procesit të Berlinit ka folur për median.

I pyetur nga gazetarët nëse do ketë dialog me Serbinë, Kurti tha se edhe sot gjatë takimit me kryeministren e Serbisë, Ana Brnabic i ka kërkuar kësaj të fundit të nënshkruar marrëveshjen e 27 shkurtit, por që ajo nuk ka pranuar.

“Ne kemi marrëveshje, është marrëveshja e 27 shkurtit që është njohja. Ajo duhet të zbatohet. Unë kam ofruar që të nënshkruar.

Edhe sot unë kam kërkuar nga kryemistrja Brnabic që ta nënëkshkruaj marrëveshjen bazike, pikërisht tani që presidenti serb është në Kinë dhe zhvillon takime atje me superfuqitë lindore. Mirëpo ajo nuk ishte e interesuar”, tha Kurti ndër të tjera.

Po ashtu Kurti u pyet në lidhje me deklaratën e bërë nga kryeministri Edi Rama, i cili në një deklaratë tha “Veriu është toka e askujt”.

“Veriu i Kosovës është tokë e Kosovës dhe ne kemi nevojë për më shumë siguri. Pra trupat e NATO-s të jenë në patrullim me Policinë e Kosovës”, tha Kurti.